Pesë pacientë kanë humbur jetën dhe 156 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Pacientët kanë humbur betejën me virusin në dy spitalet COVID, Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Bëhet fjalë për një 47-vjeçar nga Shkodra, një 53-vjeçare nga Fieri, një 57-vjeçar nga Lezha, një 78-vjeçar nga Kukësi dhe një 78-vjeçar nga Elbasani.
Sipas zv/Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Mira Rakacolli, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 156 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse
Rakacolli u shpreh se situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Sipas të dhënave javore rezulton se mesatarja e rasteve ditore është 145 raste. “Gjatë kësaj jave ka vijuar edhe rritja e testimeve bazuar në gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik. Siç jeni në dijeni, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka licensuar edhe subjekte jopublike për testimin. Në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të licensuara, sipas vlerësimit të IShP”, tha Rakacolli.
Sipas Ministrisë, qytetarët nuk duhet ta ulin vigjilencën për asnjë moment. “Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, tha Rakacolli.
COVID-19 – Statistika (22 gusht 2020)
Testime totale 55272
Raste pozitive 8275
Raste të shëruara 4184
Raste Aktive 3846
Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1954
Durrës 504
Shkodër 304
Fier 195
Lezhë 164
Korçë 161
Vlorë 141
Kukës 140
Elbasan 127
Berat 68
Gjirokastër 44
Dibër 44