Frédéric Sinistra, 3 herë kampion bote në kikboks, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Sipas “De Telegraaf”, 41-vjeçari që konsiderohej “njeriu më i fortë i Belgjikës”, nuk e pranonte ekzistencën e koronavirusit.

Sinistra ishte shtruar në spital në fund të nëntorit, me mushkëritë e prekura nga Covid-19. Sipas mediave belge, ai doli nga spitali, por ndërroi jetë disa ditë më pas.

Në rrjetet sociale, ish-kampioni shkruante kështu pak para se të ndërronte jetë: “Falemnderit për mbështetjen tuaj. Tani po rekuperohem në shtëpi, ashtu siç duhet të bëja që në fillim. Do të kthehem 1000 herë më i fortë”.

Sinistra nuk e pranoi kurrë që u shtrua në spital si pasojë e Covid-19. Edhe bashkëshortja e tij mohon që vdekja të ketë lidhje me virusin.