Covid-19 i merr jetën specialistes së promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi. Lajmi është njoftuar nga vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!, shkruan Manastirliu.