Koronavirusi ka prekur edhe deputetin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ka simptoma të lehta, ndërsa është në karantinë duke marrë mjekimin e nevojshëm.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID-19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!”, shkruan Gjinkuri.

Pak ditë më parë, rezultoi pozitiv me koronavirus edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.