Agjencia Amerikane kundër luftës së Narkotikëve, (DEA) ka zhvilluar një operacion në Maqedoninë e Veriut, ku ka arrestuar një oficer të lartë policie. Oficerit të policisë i janë gjendur rreth 800 mijë euro lëndë narktoikem lloji i të cilës nuk dihet ende. Ministri i Punëve të Jashtme maqedonas, Oliver Spasovski ka shkruar në Facebook se Maqedonia e Veriut së bashku me DEA-në do të vazhdojnë luftën kundër krimit.

“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.