Autori i golit të fitores për Italinë në ndeshjen e tretë në grup ndaj Uellsit, Mateo Pessina, e cilësoi debutimin e tij me përfaqësuesen perfektë.

Të luash ndeshjen e parë në një Europian dhe të shënosh, është një ëndërr që do të më lërë pa gjumë për ditë me radhë. Sa keq që nuk ka dy çmime për njeriun e ndeshjes – u shpreh lojtari i Atalantas pas shpalljes së Chiesa-s si futbollisti më i mirë i këtij takimi nga UEFA.

Ndërkohë, trajneri Mancini u shpreh pas triumfit të tretë radhazi, madje pa pësuar as gol, se më mirë se kaq nuk mund të shkonte për kombëtaren që ai drejton.