Botuesi Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Presidenti Ilir Meta do të jetë kandidati për kryeministër i Foltores në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Lesit në emisionin ‘Të Pakespozuarit,  Meta është një nga politikanët që ka bërë opozitën më të fortë edhe kur Basha ka heshtur.

“Në statutin e ri që kërkon të bëjë Berisha, thuhet që nuk është e domosdoshme që kryetari i partisë të jetë kryeministër. Kjo bëhet për të patur Ilir Metën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme”, tha Lesi.