Donald Trump nuk dorëzohet dhe po përdor cdo mënyrë për të mbajtur pushtetin, madje edhe me kërcënime dhe presione. Presidenti i SHBA-së i bëri presion një zyrtari të lartë të zgjedhjeve të Xhorxhias për të “gjetur” vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit në këtë shtet, ku ai ka humbur.

“Washington Post” ka arritur të sigurojë një regjistrim audio të një bisede telefonike të zhvilluar mes Trump dhe sekretarit të Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger. Trump e kërcënoni Raffensperger me pasoja të paqarta penale, duke tentuar që ta bindë për të manipuluar procesin zgjedhor.

Njerëzit e Xhorxhias janë të zemëruar, amerikanët janë të zemëruar“, tha Trump në bisedë, shkruan “Washington Post”. “Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash, e di çfarë i rillogaritëm rezultatet” vijon më tej ai.

Pra ajo që dua të bëj, është thjesht të gjej 11,780 vota, që është një më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin” shprehet Trump duke këmbëngulur.

Ju jeni një Republikan” i tha Trump në një moment, por Raffensperger iu përgjigj “Ne besojmë se kemi një zgjedhje të saktë“, ndërsa Presidenti në detyrë iu u përgjigj, “Jo, jo” duke mos e pranuar humbjen.

Raffensperger i tha Trumpit se po mbështeste teori konspirative ndaj atyre që ai i cilësoi si zgjedhje të lira e të drejta.

Por cfarë thonë protagonistët? Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë, ndërsa zyra e Raffensperger nuk iu përgjigj kërkesave. Edhe Presidenti i zgjedhur Biden nuk ka bërë asnjë koment.