Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të kësaj të marte në Mamurras, ku mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve 2 efektivë policie.

Sipas deklaratës së policisë, disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet. Më pas, një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.