Ata që punojnë nga shtëpia gjatë pandemisë Covid-19 duhet të paguajnë një taksë për të subvencionuar ata që nuk munden. Kështu ka propozuar një studiues i Deutsche Bank, si pjesë të një strategjie rimëkëmbjeje.

“Për vite me radhë kemi patur nevojë për një taksë për punonjësit në distancë dhe Covid-19 sapo e bëri të qartë.”- shkroi Luke Templeman, një ‘makro strateg’ i Deutsche Bank, citon RT.

Argumenti i Templeman është se njerëzit që punojnë nga shtëpia kursejnë për drekën, për udhëtimin, pastrimin e zyrës dhe për t’u socializuar me kolegët, duke mos kontribuar kështu në infrastrukturën e shtrenjtë të ndërtuar gjatë dekadave për të mbështetur “punën ballë për ballë” ndërsa përfitojnë nga ajo. Lënia e këtyre aseteve të kalben do të zgjasë “sëmundjen ekonomike”, argumenton ai.

Si zgjidhje, ai propozon një taksë prej 5%, që duhet të paguhet nga punëdhënësi nëse ata nuk sigurojnë një “tryezë të përhershme”, ose punonjësi nëse vendos vetë të punojë nga shtëpia. Si do të zbatohej kjo? E thjeshtë: nga auditimet “koordinimi me kompanitë e udhëtimit dhe sistemet e teknologjisë”.

Templeman gjithashtu argumenton se ata që “kanë fat të shkëputen nga ekonomia ballë për ballë u detyrohen” punonjësve thelbësorë me paga të ulëta që nuk e kanë atë mundësi zgjedhjeve dhe rrezikojnë të preken nga koronavirusi duke u paraqitur në punë.

Përafërsisht 48 miliardë dollarë të mbledhura nga kjo taksë në SHBA mund të shkojnë drejt subvencionimit të pagës së këtyre punonjësve.

Ndërsa Templeman pretendon se punonjësit vështirë se do ta ndiejnë taksën, që sipas tij do të ishte rreth 10 dollarë në ditë, ai vëren se kompanitë mund ta konsiderojnë atë më fitimprurëse.