OBSH ka lëshuar një alarm të ri, duke thënë se ka pasur një shtim të rasteve të foshnjave me “miokarditit të rëndë”, përkatësisht tek të porsalindurit mes qershorit 2022 dhe marsit 2023 në Uells të Anglisë.

Sipas zyrtarëve të OBSH, kjo dyshohet lidhet me infeksionin enterovirus, i cili rrallë prek zemrën.

Një zëdhënës i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) konfirmoi për mediat britanike se 10 foshnja janë diagnostikuar në Uells dhe pesë janë diagnostikuar në Angli.

OBSH tha se “ndonëse infeksionet me enterovirus janë të zakonshme tek neonatët dhe foshnjat e vogla, rritja e raportuar e miokarditit me rezultate të rënda tek të porsalindurit dhe foshnjat e lidhura me infeksionin enterovirus, është e pazakontë”.