Britania e Madhe ka deklaruar se do të nënshkruajë të martën një marrëveshje historike me Turqinë, që ka të bëj me tregtinë e lirë midis dy vendeve.

Është marrëveshja e parë ndërkombëtare e firmosur nga Londra pas asaj të së enjtes me Bashkimin Europian. Sipas zyrtarëve britanikë, marrëveshja me Ankaranë do t’i sigurojë ishullit mijëra vende pune në sektorë si ai automobilistik dhe siderurgjik”.

Sipas marrëveshjes, nuk do të ekzistojnë më tarifa doganore mes vendeve, përtej produkteve bujqësore. Një klauzolë e marrëveshjes parashikon mundësinë e zgjerimit të masave lehtësuese midis dy vendeve edhe në sektorë të tjerë, si shërbimet digjitale, por edhe vetë bujqësinë.

Një marrëveshje e tillë pengohej nga fakti që Turqia ka një bashkim doganorë me BE-në, dhe nuk mund të firmoste një të tillë me Britaninë e Madhe para marrëveshjes për Brexit.