Milani fiton në transfertën e Bergamos duke dominuar më shumë sesa tregon rezultati 2-3, dhe shpalos qartazi ambiciet e saj serioze për titull gjatë këtij sezoni,
Kuqezinjtë e Stefano Piolit dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, duke shkuar deri në 0-3 falë golave të Calabria, Tonalit të ndihmuar nga një gafë e Freuler dhe të predhës së brazilianit Leao, me raste të tjera të shumta.

“Djajtë” relaksohen vetën në fundin e ndeshjes, ku Atalanta ngushton distancën me një penallti të realizuar nga Zapata dhe një goli të Pasalic në sekondat e fundit shtesë.

Milani shkon në kuotën e 19 pikëve në vend të dytë, dy më pak se Napoli perfekt i këtij sezoni, dhe një më shumë sesa kampionët në fuqi, kushërinjtë e Interit.