Report Tv njofton se është liruar nga qelian Astrit Avdylaj së bashku me anëtarët e tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit.

Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit. Deri sot kane kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhene vendimi i shkalles së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerë të hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.

Gjykata ka caktuar masen e sigurisë arrest ne shtëpi me mbikëqyrje policore 24 ore tek dera.