Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të seancës Ilir Panda relator e Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Shorti i hedhur gabimisht kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi më 1 Qershor shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anuluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim. Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nis procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën.