Pas emërimit të Altin Binajt, Përparim Kalos dhe Sonila Bejtjes si anëtarë të gjykatës kushtetuese, ky institucion tashmë i përbërë prej shtatë anëtarësh është ligjërisht funksional.U desh një investim perosnal i Ambasadores Amerikane Yuri Kim, qe institucionet shqiptare të vihen në lëvizje për te plotësuar numrin e domosdoshëm te anëtareve te gjykatës që ajo të mund të marrë vendime. Tre vende bosh, një nga Kuvendi i Shqipërisë dhe dy nga Presidenti i Republikës, u plotësuan brenda muajit dhjetor. Yuri Kim e fitoi bastin. Gjykata u bë funksionale brenda 31 dhjetorit.

Por presioni vazhdon. Gjykata ka nevojë ende për dy anëtare që të plotësojë numrin e saj ligjor. Mungojë ende dy anëtarë të tjerë që duhet që të zgjidhen nga Gjykata e Lartë, por që kanë mbetur pezull për shkak të ngërçit që po kalon ky institucion.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese tashmë ka arritur kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime dhe pritet që të nisë menjëherë nga puna në datën 5 janar.

Por çfarë e pret Gjykatën Kushtetuese, tre vjet pasi ka pushuar se funksionuari? Janë në një sërë çështjesh të nxehta që kanë mbetur pezull dhe pritet që të merren në shqyrtim.

Nuk janë vetëm çështje ligjore, por me sfond të fortë politik. Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, të cilat janë kontestuar nga opozita politike.

Në korrik të vitit 2019 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë paraqiti një ankimim ku e konsideron procesin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 si antikushtetues për shkak te mungesës se alternativave në zgjedhje. Por edhe Kodi i ri Zgjedhor, i cili u padit nga disa parti te vogla vetëm pak ditë me parë.