Ka një mungesë qetësuesish në spitalet në Rio de Janeiro, ku disa punonjës shëndetësorë kanë raportuar se u është dashur të intubojnë pacientët Covid, ndërsa janë zgjuar.

Një infermiere nga spitali Albert Schweitzer në Realengo, në Rio lindore, i tha faqes G1 se disa pacientë të sëmurë rëndë nga Covid janë intubuar zgjuar dhe me duart e tyre të lidhura në shtrat për shkak të mungesës së ilaçeve.

“Ata janë zgjuar, pa qetësues, të intubuar, me duart e tyre të lidhura në shtrat dhe duke na lutur që të mos i lëmë të vdesin”, tha infermierja, në formën e anonimitetit.

118 pacientë me Covid janë të shtruar në këtë spital, nga të cilët 40 janë në kujdes intensiv.

“Ventilimi mekanik pa qetësues është një formë e vërtetë e torturës për pacientin”, shtoi mjeku i kujdesit intensiv Aureo do Carmo Filho.

Një infermiere në detyrë në një spital tjetër në kryeqytetin e Rio de Janeiro, Sao José, tha se disa nga 125 pacientët me Covid vdiqën për shkak të mungesës së qetësuesve.

“Ne nuk kemi ilaçe, nuk kemi qetësues për pacientët në terapi intesive dhe fatkeqësisht shumë prej tyre nuk ia dalin. Ne punonjësit shëndetësorë po ndihmojmë në dëshpërim, duke qarë, sepse nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk kemi shiringa dhe age”, tha infermierja në faqen G1.

Brazili ndërkohë ka tejkaluar 360 mijë viktima të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Kjo u zbulua nga Këshilli Kombëtar i Sekretarive të Shëndetit, duke informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3459 vdekje dhe 73 513 infeksione. Numri i përgjithshëm rritet në 361 884 viktima krahasuar me 13 673 507 raste të konfirmuara me koronavirus.