Drejtori i Kadastës së Fierit, Arben Voja është kallëzuar në SPAK. Ishte agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Vojën si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Pas kontrollit në ambientet e Kadastrës, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë kallëzim, si dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje.