Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është shprehur se Operacioni Forca e Ligjit është i panevojshëm të vazhdojë përtej një viti.

Kraja deklaroi se pasi OFL të përfundojë proceset që janë në gjykim, është e panevojshme të vijojë pasi kemi ligjin antimafia.

OFL do të vazhdojë të përfundojë ato procese që janë në gjykim, sepse nuk mund të lihen përgjysmë. Pjesa tjetër unë mendoj se  është e panevojshme, sepse ne kemi ligjin antimafia, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe të gjitha mundësitë për të realizuar sekuestrimin dhe konfiskimin të sukseshëm. Mjafton të fokusohemi pak më shumë aty, ne kuptohet  dhe  policia e shtetit, të gjithë  bashkë  dhe padiskutim që produktet do vijnë.”, tha Arben Kraja në një intervistë në RTSH.

Operacioni Forca e Ligjit mbaron mandatin e tij në fund të këtij viti. Deri më tani asnjë pasuri nuk është sekuestruar me vendim të formës së prerë, pasi pjesa më e madhe e subjekteve të prekura nuk kanë pasur të tilla vepra penale që të mund të vinin pasuri të paligjshme.