Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës, është zhvendosur nga burgu i Bradasheshit në Spitalin e Burgut në kryeqytet.

Sipas burimeve, Dajti është infektuar me Covid-19, shkak që ka diktuar lëvizjen e tij.

Dritan Dajti u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës.