Dritan Abazi kërkoi falje publike për deklaratën e para një viti, se nëna e Skënderbeut ishte serbe, që sipas tij ishte keqkuptuar. Duke folur shqip dhe duke përmendur jo mbiemrin Abazoviç, siç kishin dëgjuar deri më sot shqiptarët.

Abazi tha se Gjukanoviçi është politikani më antishqiptar në Malin e Zi dhe partitë shqiptare nuk duhej ta mbështesnin atë dhe partinë e tij socialiste.