Dikur dukej e pamundur që duhani të ndalohej në ambientet e mbyllura, por tashmë ka ardhur momenti që ai të ndalohet edhe në ambientet e jashtme.

Autoritetet në Milano e morën vendimin që në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa një ditë më parë ka hyrë në fuqi.

Nga transporti publik, parqet, te stadiumet, askush nuk lejohet më të tymosë cigare në qytetin italian. Pirja e duhanit do të lejohet vetëm nëse qëndroni të paktën 10 metra larg personave të tjerë. Ndërkohë, nga 1 janari i vitit 2025, duhani do të ndalohet në të gjitha mjediset e jashtme publike.

Ky vendim është marrë për shkak të ndotjes së madhe të ajrit që ka ky qytet në Itali.