Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet e reja janë identifikuar nga kryerja e 596 testeve dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka një rënie prej 44% të të prekurve.

Deri tani numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 teste të kryera ndërsa kemi 615 raste të vdekjeje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.