INSTAT ka raportuar sot (të premten) se 2019-ta ka shënuar një rritje me 49,5 % të azilkërkuesëve në Shqipëri krahasimisht me vitin paraardhës ose 6.557 të tillë.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në 2019 , shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Iraku me 2.408 azilkërkues, Siria me 1.682 azilkërkues ose 62,4% të azilkërkuesëve gjithsej në 2019-ën, Maroku me 576 azilkërkues, Algjeria me 499 azilkërkues, Pakistani me 275 azilkërkues dhe nga Afganistani me 269 azilkërkues.

Po të analizohen të dhënat sipas gjinisë, vihet re se numri i azilkërkuesve femra në 2019 është 5.266, ndërsa i meshkujve është 1.229. Vihet re një dominim i femrave në numrin e azilkërkuesve në Shqipëri për 2019 me 80,3 % të numrit gjithsej të azilkërkuesve.

Gjatë 2019 rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të refugjatit dhe statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, dhe pjesën më të madhe e zënë shtetasit nga Iraku dhe Siria.

Përsa i përket fitimit ose lënies së shtetësisë shqiptare, në 2019 ishin 485 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 40,6 %, krahasuar me vitin 2018. Në 2019, janë 741 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 15,8 %, krahasuar me vitin 2018.