Dyshohet se Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA për të spiunuar politikanët evropianë duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zbulimi se SHBA kishin spiunuar aleatët e saj u përmend për herë të parë në 2013, por vetëm tani gazetarët kanë fituar qasje në raporte që detajojnë mbështetjen që Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez i ka dhënë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Në 2013, në sekretet e zbuluara nga sinjalizuesi amerikan Edward Snowden u pretendua përgjimi i telefonit të kancelares gjermane nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Shtëpia e Bardhë në atë kohë nuk dha një deklaratë të plotë mohuese, por tha se telefoni i kancelares nuk ishte duke u përgjuar dhe nuk do të ishte as në të ardhmen.

Në këtë raport të ri të ndarë me disa agjenci evropiane të lajmeve, Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thuhet se ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh kryesorë në disa vende evropiane duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës daneze.

Ministria e mbrojtjes e Danimarkës ende nuk ka dhënë komente për këtë zhvillim të fundit.