Real Madrid po tregon oshilacione në rezultate në këtë fazë të parë të sezonit të ri futbollistik. Kampionët në fuqi të Spanjës kanë treguar dobësi në kampionat dhe Champions League, teksa shumë është përfolur për një shkarkim të Zinedine Zidane.

Emra si Mauricio Pochettino dhe Raul kanë dalë në skenë si kandidatura për t’i zënë vendin, por francezi mund të vazhdojë punën i qetë.

Cadena Ser raporton se Florentino Perez ka besim maksimal te Zidane dhe nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime në stol në këtë fazë të sezonit, edhe pse humbja e fundit 4-1 me Valencian është përjetuar keq.

Drejtuesit e “Los Blancos” janë përqendruar të ndryshimi i brezave në ekip, Merkato e verës së ardhshme parashikohet e zjarrtë, me presidentin që do të tentojë të sjellë yje në kryeqytetin spanjoll.