Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi sot në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34-vjeçar nga Durrësi, një 66-vjeçar nga Lezha, një 69-vjeçar dhe një 77- vjeçar nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Berati, një 51-vjeçar, një 56-vjeçar, një 69 vjeçar, 75-vjeçar dhe 78-vjeçare nga Tirana, një 67- vjeçar nga Elbasani, një 70-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese”. Ky është edhe numri më i lartë i vdekjeve ditore në vendin tonë që nga nisja e pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Një tjetër rekord ky në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.