Një avion grek që udhëtonte nga Athina pasi qëndroi disa minuta ne pritje ne fluturim u detyrua të kthehet andej nga u nis, pasi nuk mori miratim për tu ulur në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Situata ka shkaktuar tension mes autoriteteve që operojnë në aeroport dhe panik në radhët e pasagjerëve.

Avioni i Aegean Airlines ishte parashikuar të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës në orën 9 e 25 minuta por mungesa e komunikimit me agjencinë e trafikut ajror e detyroi atë kthehet sërish në Athinë. Sipas burimeve nga policia kufitare në avion gjendeshin rreth 100 pasagjerë, mes tyre gra dhe fëmijë.

Ndërprerja e operimeve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës për shkak të mungesë së stafit, u konstatua nga ora 9:23 deri në orën 9:55 minuta. Të alarmuar për situatën fillimisht në lëvizje janë vënë autoritetet e policisë kufitare dhe zyrtarët e Tia-as ndërsa me insistimin e tyre stafi është rikthyer përkohësisht në detyrë duke mundësuar uljen e një avioni që vinte nga Milano në orën 10:30.

Burime nga policia e Rinasit thanë për Euronews Albania se kjo ishte një situatë e paprecedent e ndërsa burime nga prokuroria thanë se ende nuk ka një vendim nëse do të ketë hetime me iniciativë në kushtet kur është cenuar siguria kombëtare dhe ajo ajrore e Shqipërisë./Euronews Albania