Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Dibrës këtë të mërkurë. Kreu i qeverisë ka zgjedhur të përdorë Rrugën e Arbrit edhe pse ajo nuk ka përfunduar plotësisht.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thotë se ëndrra 100-vjeçare do të bëhet realitet për pak kohë. “Për Dibër nga Rruga e Arbrit. Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet”, shkruan Rama.

Afati për të përfunduar totalisht segmentin është në fillim të vitit 2022, por inxhinierët e firmës kanë thënë se aksi do të jetë gati në Pranverë të këtij viti. Qarkullimi nga kjo anë shkurton afro 100 kilometra me Dibrën dhe e afron Tiranën me 1 orë e gjysmë.