Një në tre persona të infektuar me Covid-19 kanë pësuar dëmtime në tru për një periudhë afatgjatë. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në revistën shkencore “Lancet”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 34% e atyre që kanë kaluar Covid-19 janë diagnostikuar me një problem neurologjik ose psikologjik deri në 6 muaj pas infektimit.

Diagnoza më e shpeshtë ishte ankthi, e konfirmuar për 17% të rasteve, ndjekur nga çrregullimet e humorit, konfirmuar në 14 për qind të pacientëve. Shkencëtarët nënvizojnë se dëmtimet në tru ishin më të rënda te pacientët e shtruar në spitale.

Megjithatë ishin të zakonshëm edhe te personat që e kishin kaluar lehtë koronavirusin. Ky ishte studimi më i madh i këtij lloji i zhvilluar ndonjëherë. Në të u përdorën të dhënat e 236 mijë pacientëve me Covid-19, shumica nga Shtetet e Bashkuara.