Eglantina Gjermeni është emëruar ambasadore e Shqipërisë në OSBE. Presidenti Ilir Meta shpërndau për mediat dekretin e firmosur prej tij.

“Zonja Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin që mban datën e sotme.

Ish-deputetes socialiste i ishte propozuar ky post nga kryeministri Edi Rama dhe dekreti i Presidentit erdhi pas administrimit të informacionit nga Komisioni i Jashtëm për kandidaturën e saj.