Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, bëhet e ditur se Sinan Idrizi është larguar nga posti i administratorit të Flamurtarit.

Ky vendim vjen në momentin më të keq të klubit vlonjat, i cili ra zyrtarisht në Kategorinë e Dytë, duke qenë në momentin më të vështirë që prej krijimit.

“Sinan Idrizi largohet nga Flamurtari. Çdo biznes i Vlorës apo çdo biznesmen e ka rrugën e hapur ta marri klubin dhe ta ngrejë përsëri. Jemi në koma, nuk kemi vdekur akoma”, ishte postimi në faqen zyrtare të Flamurtarit, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Sinan Idrizi.