Ndryshimet në Kushtetutë, por dhe në Kodin Zgjedhor kanë bërë që partitë të nisin kalkulimet për mënyrë e maksimalizimit të votës.

Partia Socialiste si më e madhja në vend duket se e ka të qartë që do të dalë vetëm dhe nuk do të fus asnjë aleat në listat e veta.

Më e komplikuar është situata në kampin e opozitës.

PD si partia më e madhe e opozitës do të duhet të gjej një formulë që të kënaq të gjithë aleatët e saj, ku dy zwrat kryesorw janë LSI dhe PDIU, por dhe parti të tjera të cilët edhe pse s’kanë elektorat kanë kryetar me pretendime për të marr mandatin e deputetit.

Kodin i ri Zgjedhor e dikton që listat do të jenë të hapura dhe koalicionet mund të krijohen vetëm me një listë unike, kjo do të thotë që në listën e PD do të jenë të gjithë aleatët, duke shkaktuar edhe pakënaqësi brenda partisë.

Por LSI është menduar një variant tjetër. Burime nga kjo parti për Vala News bëjnë me dije, se Monika Kryemadhi (nënkupto Ilir Meta) po mendojnë seriozisht daljen më vete në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Lëshimi që Basha i ka bërë Ramës për të pranuar hapjen e listave ka bërë që partia e Metës të jetë skeptike për sinqeritetin e kreut të PD.

Në këto kushte në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi tre skuadra, dy nga opozita dhe një nga mazhoranca.

Me këtë zgjedhje LSI ka menduar se maksimalizohet vota, dhe mund të marr vota edhe nga e majta, por gjithashtu, pas zgjedhjeve me mandatet që do të marr e ka rrugën e hapur që të bëjë koalicion edhe me PS nëse numrat e diktojnë një gjë të tillë.

Këtë mesazh Meta ia ka çuar edhe Bashës, i cili ditët e fundit nuk po e përmend  daljen nën një sigël të të gjithave partive opozitare.

 

© Vala-news.com