Një ditë më parë Shqipëria dëboi me forcë agjentin iranian Ehsan Bidi, duke e larguar nga pika kufitare e Kapshticës.

Por Vala News mëson se pa një marrëveshje me Greqinë, largimi i Bidit u bë i pamundur.

Pas 24 orëve Shqipëria pranoi të rikthej sërish Bidin në Tiranë.

Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak.

Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.

Bidi nuk i është i pari shtetas iranian që vendi ynë dëbon.

Më herët Shqipëria shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete, që cënojnë sigurinë e vendit.

Ky vendimi u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit.

Këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me ish shefin suprem të trupave Quds, të gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!

***

Në foton kryesore Ehsan Bidi, në prani të disa muxhahedinëve të shkëputur nga organizata.

Vala-News.com