Një ekzekutim i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku të vrarë mbetën Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. I ftuar në “Abc Live”, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka thënë se grupet e reja kriminale të formuara në Elbasan, janë shumë më agresive nga ato që vepronin prej dekadash në këtë qytet.

Hoxha ka thënë se skenarë të tillë me ekzekutime kanë nisur që në vitin 2016, por në 2018 kishte një shtim të tyre që vijon ende. Më tej Hoxha ka deklaruar se këto grupe kriminale paguajnë vrasës me pagesë për të kryer porositë e tyre. Lidhur me këtë sipas Hoxhës dy vrasës të arrestuar jashtë vendit për krime të ndryshme, pritet të vijnë në Shqipëri për të dhënë llogari para drejtësisë pasi janë zbuluar me prova se janë autorët e disa vrasjeve në Elbasan. Hoxha ka shtuar se vetëm dy javë më parë në Gjermani një vrasës që kishte kryer një krim në Elbasan u arrestua në Gjermani.

Sipas gazetarit momentalisht në qytetin e Elbasanit ka të dhëna që veprojnë 6 grupe kriminale që kanë konflikte me njëri tjetrin dhe përpiqen të bëjnë aleanca si për tu mbrojtur ashtu edhe për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

“Më rezulton se ka grupe në Elbasan që veprojnë prej më shumë se dy dekadash por ka edhe grupe të reja që janë krijuar më vonë. Skenarët e vrasjeve kanë filluar që në 2016 por janë intensifikuar në 2018. Ardhja e këtyre grupe të reja që ishin më të ashpra solli edhe përplasjet e vrasjet”, tha Hoxha.

“Këto grupe kanë paguar edhe vrasës me pagesë. Pritet që të vijnë nga jashtë dy vrasës të tjerë që kanë bërë vrasje në Elbasan. Ka që ndodhen të arrestuar jashtë vendit. Është provuar se ato kanë kryer krime në Elbasan”, tha Hoxha.

Gazetari Hoxha thekson se të dy viktimat mund të kenë pasur lidhje dhe njohje me grupet e famshme në Elbasan, por nuk mund të japim me siguri emrin se cili nga personazhet ka qenë shënjestër, pasi mund të ketë qene Bitri për ngjarjen e Tetovë, ose Çollaku për atë të majit.

“Është shumë shpejt për të folur, janë disa pista hetimi. Nga mënyra që u krye është përsëritje skene në zonën e Elbasanit. Varianti tjetër është se makina dhe armët nuk gjenden fare, kjo do të thotë se nuk kanë siguri të largohen pasi kanë frikë të largohen. Djegia e makinës bëhet për të mos lënë gjurmë, zjarri fshin gjurmët e gishtërinjve në makinë. Kur gjendet makina përmes numrit të serisë kërkohet që të gjenden dhe autorët pasi është një gjurmë.

Një pistoletë dhe një kallashnikov silenciator të dy viktimat kanë qenë në survejim, autorët kanë qenë minimalisht tre veta dhe mund të kenë përdorur 2 automjete. Lulzim Bitri është një personazh i arrestuar para tre vitesh për një vrasje, është akuzuar dhe liruar për atë vrasje, nuk mund të them se ai mund të ketë qenë ai shënjestra. Vëllai i Lulzim Bitrit dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 2016 ku u vranë tre anëtarë nga fisi Capja por akoma s’ka konfirmim. Ardian Çollaku ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh në Itali dhe i dënuar me 23 vite burg. Është dyshuar për aktivitet narkotikësh nga Turqia në Elbasan, nga Afganistani në drejtim të BE, por që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe ndodheshin të lirë

Kemi dy të vrarë në Elbasan dhe kemi një makinë të djegur, dy armë të gjetura dhe nëse zinxhiri nuk ndërpritet do të kemi sërish vrasje dhe viktimë.

Këto persona kanë pasur njohje me grupet e njohura në Elbasan, por nuk mund ta përcaktojmë nëse këto janë apo jo me një palë. Talo Çelën e njohin shumë njohje, atëherë a do të ketë gisht Nuredin Dumani në ngjarje por kjo është e pasigurtë. Nuk i dihet nëse është Bitri dhe janë ato të Tetovës apo është Çollaku dhe a ka lidhje me ngjarjen e majit. E kaluara e tyre e ndihmon hetimin për të pasur një portret të saktë të viktimave dhe për të kuptuar cili është i interesuar që ti godiste”, është shprehur Hoxha.