Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës.

Sipas policisë, ka mbetur i vrarë një 54-vjeçar Çajup Selimi. Mësohet se ky i fundit u ekzekutua në hyrje të pallatit ku banonte pranë qendrës së qytetit në lagjen “15 Shtatori”.

54-vjeçari Selimi fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin e Gjirokastrës, por nuk mbijetoi për shkak të plagëve të marra.

Në foto: Viktima Çajup Selimi

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Në ndihmë të Policisë së Tepelenës kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja” të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Nuk ka ende informacion për rrethanat dhe autorin/ët e vrasjes.