Moment i mirë për Real Madrid. Kampionët në fuqi të Spanjës, numërojnë 12 rezultate pozitive radhazi në të gjithë kompeticionet. Në mesjavë erdhi fitorja 3-1 ndaj Liverpool në duelin e parë çerekfinal të Champions League, teksa nesër është radha e El Clasicos.

Djemtë e Zinedine Zidane presin Barcelonën në Madrid, sfidë që nis prej orës 21:00. Të dy ekipet ndodhen në garë për fitimin e titullit kampion bashkë me Aleticon kryesuese. Trajneri Zidane foli për mediat rreth një prej dueleve më spektakolarë në botë, ndërsa dha disa mesazhe të qarta. Në lidhje me Ramos, ai shpreson të mos jetë klasikja e fundit (edhe pse nuk luan prej dëmtimit). Edhe për Messin uroi të njëjtën gjë.

“Ne po përgatitemi njësoj si për çdo ndeshje të radhës. E dimë se na pret një kundërshtar i vështirë, me kërkesa maksimale. Gara për titull? Atlético Madrid ka një avantazh, sepse mban vendin e parë. Sidoqoftë, çfarëdo që të ndodhë nesër, të gjithë do të duhet të luajmë deri në fund. Nuk mund ta parashikosh triumfuesin, sepse është një ligë shumë konkurruese, shumë e mirë. Të gjitha skuadrat mund të fitojnë ndaj çdo rivali, kështu që nuk do ta dimë deri në fund fatin e titullit. Nuk e di saktësisht tani sa pikë kanë mbetur në lojë, por janë shumë.

A e ka luajtur Ramos, klasiken e tij të fundit?Shpresoj që jo, dua që ai të qëndrojë. Humbja, a do të ishte lamtumirë titull? Jo dhe nuk jam duke menduar për këtë. Do ta shohim në fund të lojës, mjafton të japim gjithçka dhe të jemi pozitivë. Duam të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme futbolli”.

Mbappé?Unë e njoh atë dhe kaq, nuk është lojtari im dhe nuk mund të flas për asgjë. Kylian është një lojtar i shkëlqyeshëm. Atë që dëshiron të bëjë në të ardhmen do ta shohim, por nuk është shqetësimi im”.

Messi, klasikja e fundit? “Uroj të qëndrojë me Barcelonën, është mirë për krejt La Liga-n. Ne e dimë se çfarë lojtari është, ndaj do të përpiqemi t’i kundërvihemi si gjithmonë”.