Një grua humbi jetën në Elbasan pasi u qëllua me armë nga bashkëshorti i saj ish-punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, ku të shtënat me armë vunë menjëherë në lëvizje policinë.

Burri me inicialet K.B u arrestua ndërsa gruaja L.B u dërgua në spital, mirëpo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Informacione paraprake bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci.