Sot në Greqi votohet për zgjedhjet parlamentare.
Gjashtë parti greke konkurojnë në kto zgjedhje, ndërkohë 7 prej kandidatëve janë shqiptarë.
Për këtë, emigrantë shqiptarë kanë lëshuar këtë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë dhe sot kanë të drejtë vote në Greqi:
“Pjesëmarrja në votime është detyrim kushtetues, por dhënia e votës dikujt është e drejta jonë, e të gjithëve. Sot votojmë për deputetët në shtetin grek, ku secili nga ne ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Deri tani ligjet për të drejtat tona si emigrantë janë miratuar vetëm nga deputetë grekë, që të themi të vertetën, shumica e tyre as nuk i dinë problemet e emigracionit, problemet që kanë lindur për marrjen e nënshtetësisë greke, për pensionet etj.
Tani është radha jonë të votojmë dhe të zgjedhim personat të cilët mund ta ngrenë më lart zërin tonë në parlamentin grek.
Ka ardhur koha jonë të mbështesim të drejtat tona, të dëgjohet dhe mendimi ynë sepse bëhet fjalë për jetën tonë dhe të askujt tjetër.
Në këto zgjedhje votoni kandidatët shqiptarë, t’i tregojmë vetes se ne mund të vendosim për veten tonë, ne mund të bëjmë ndryshimin, për të mirën tonë dhe të familjeve tona.”