Krahas trekëndëshit politik që pretendon Lulzim Basha, në Tiranë veprojnë në prapaskenë shumë trekëndësha dhe treshe interesash të errëta financiare, bixhozi, matrapazësh, call centerash, zhvatje të bizneseve, korrupsioni, koncesionesh mafioze, pastrimi parash, shantazhi etj.

Endri Meksi, Erion Braçe dhe Anila Denaj është një nga treshet.

Endri Meksi është i biri i Aleksandër Meksit, i njohur si ish-kryeministri demokrat i Piramidave të ’96, i ‘tredhur’ më pas politikisht nga Sali Berisha, frika nga i cili është kthyer në lepur edhe në barkun e të birit.

Nga një personazh me një mejhane në Tiranë, Endri Meksi ka futur duart në paratë publike, përmes tenderave të dyshimtë dhe fijeve klienteliste, ndërsa synon llokma të mëdha me kontrata afatgjata.

Në 2016 tentoi kapjen e koncensionit të monitorimit të TVSH, me vlerë 100 milionë euro, por pazari u anulua pas denoncimit në kohë të aferës dhe rrezikut për pasojat penale.

Çuni ‘mustakut të Piramidave’ ka hapur një rrjet kompanish në fushën e bixhozit, call center, fiskalizimit, investimeve financiare false, telekomunikacioni, interneti, ueb-dizajni etj.

Secila kompani ushtron aktivitet të dyshimtë, fiktiv dhe është një histori më vete krimi ekonomik, pastrimi parash dhe mashtrimi. Me shpresë për t’u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë dhe për të ushtruar ndikim korruptiv, Meksi ka hapur edhe një kioskë televizive, ndërsa jep mend nëpër tavolina edhe në fushën e gazetarisë.

Në vijim do të flasim në detaje: për aktivitetin me natyrë mafioze të Endri Meksit, për lidhjet me mafien italiane, tenderat korruptivë, aferat me Thoma Gëllçin dhe AKSHI-n, për ortakëritë klienteliste, fijet e errëta lidhëse deri në Kinë, implikimin në dosjen e mashtrimit me call centerat, dosjet që i janë mbyllur, trafiqet, dyshimet për implikim në biznesin e paligjshëm të bictoin, investimin e parave të dyshimta në pasuri të paluajtshme, mashtrimin me taksat dhe fakte të tjera befasuese.

Erion Braçe ka nisur t’i bëjë opozitë Edi Ramës, pasi ky i fundit e shkarkoi si zëvendëskryeministër. Sa herë i pakësohen llogaritë bankare dhe dalin makina të reja, kujtohet për bujqësinë, naftën, sigurinë ushqimore, ndërtimet etj., ndonëse ka 8 vite që është pjesë e një force politike që qeveris vendin.

Erion Braçe ka sjellë nga Gjermania disa makina pa paguar detyrime doganore dhe duke mashtruar ILDKP, pasi njërën prej tyre e ka marrë dhuratë nga një oligark, që mos të lehë në Parlament dhe media. Çuditërisht Braçe nuk leh më as ndaj Bankers!

Kur ishte zëvëndëskryeministër ka firmosur me dhjetëra vendime për tjetërsimin pronave publike, duke i kaluar në emër të klientëve të ndryshëm.

Nëse dy dekada më parë Aldo Bare e dërgonte për të blerë cigare, sot Erion Braçe shërben si ‘këshilltar’ i bosit të drogës, Mond Bego.

Braçe është peng i një sekreti të tmerrshëm, të cilin ishte gati ta zbulonte Dritan Prifti në vitin 2010.

Nga ana tjetër, me emrin e Anila Denajt lidhjen disa nga aferat më flagrante financiare, përdorimin e Bankës së Shtetit në konflikt flagrant interesi për të shtuar pasurinë, gërshetimin e detyrës me interesat e bashkëshortit në biznes, gropën në dogana dhe tatime, kontrabandën, pasurinë e dyshimtë etj.

Çfarë i bashkon Endri Meksin, Erion Braçen dhe Anila Denajn?

Që të tre qajnë dhe u digjet barku për pompat e karburanteve. Duan që kontrollin teknik të pompave ta marrë Endri, dhe më pas të pompojë llogaritë e tij bankare, të Braçes dhe Denajt.

Vijon…

/ Prapaskena.com/