Konferenca e Kryetarëve caktoi këtë të martë datën 17 Janar për seancën e parë parlamentare për këtë sesion.

Në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Presidenti turk mbërrin në vendin tonë të hënën dhe do të marrë pjesë në inaugurimin 524 apartamenteve në Kurbin, me financim turk.