“Së bashku do të fitojmë, lavdi Ukrainës!” Andriy Shevchenko, ish-ylli i Milanit dhe ish-trajneri i Ukrainës, ndërhyn përmes rrjeteve sociale, duke folur për krizën në vendin e tij, ku fryjnë erërat e luftës me Rusinë e Putinit.

Ish-sulmuesi i Milanit ka publikuar një imazh të kufijve të Ukrainës me flamurin kombëtar dhe një mesazh drejtuar bashkatdhetarëve të tij: “Kam qenë gjithmonë krenar për popullin dhe vendin tim. Kemi kaluar shumë kohë të vështira në 30 vitet e fundit, vite kur jemi formuar si komb.

Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës. Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme. Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne, por duhet të bashkohemi. Së bashku do të fitojmë!”