Kryeministri Edi Ram i ftuar në Open tha se ai nuk i ka prishur ndonjëherë marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin.

Ai tha se ftohja e tij me Kurtin është një sajesë mediatike.

“Është e pakuptimtë situata në veri nga aspekti ushtarak, kurse nga ana politike i kthen në peng qytetarët të një dialogu të mbetur rrugës.

Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhënie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Na takonte të shkonte, tema sot ishte çuarja përpara e bashkëpunimit , rivijim i marrëveshjeve.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre”, tha Rama.

Në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ai ka ripërsëritur se Kosova ka të drejtë.

“Panorama është e qartë, Kosova ka të drejtë. Të gjithë po kërkojnë që situata të ç’tensionohet nga prania e forcave ushtarake dhe që palët të ulen në dialog. Në momentin e skadimit të një afati të vendosjes ose rivendosjes së kësaj marrëveshjeve”, tha Rama.