Faqja australiane e lojërave të fatit Sportsbet ka paguar 23 milionë dollarë për parashikuesit e zgjedhjeve në SHBA duke i quajtur fitues ata që kishin vënë bast për demokratin Joe Biden.

Faqja e paguajti shumën e madhe edhe pse numërimi në SHBA nuk ka përfunduar ende duke qenë se presidenti Trump ka kërkuar rinumërimin e votave në të paktën tre shtete.

“Tregu është akoma i hapur për ata që kërkojnë të vënë bast për zgjedhjet amerikane.” – shkroi në Twitter, ‘Sportsbet’ së bashku me njoftimin se kishte paguar para kohe 23 milionë dollarë për ata që kishin vënë bast për Biden.

Nga numërimi i deritanishëm kryeson demokrati Biden me 264 vota nga 270 që i duhen për t’u shpallur president.

Presidenti Trump e ka quajtur të parregullt numërimin e votave në disa shtete ndërsa kë kërkuar ndalimin e numërimit dhe rinumërimin e voprtave në Uiskonsin.