Njeriu që  zhgënjeu me firmat piramidale, del kundër Amerikës.

Farudin Arapi është  vendosur kohët e fundit si administrator në disa kompani që kanë lidhje me krimin, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të etiketuara si gjobëvënëse. Konfiskimi i këtyre kompanive me lidhje të rënda me krimin janë konstatuar jo vetëm nga shteti shqiptar por edhe departamenti amerikan ku sipas zërit të amerikës thuhet tekstualisht “Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për shkak se “ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”. Gjobat jo vetëm që nuk janë ndalur por vijojnë me ritme më të forta ndërsa administratori Arapi pavarësisht detyrës së rëndësishme që ka marrë dhe pagesave të larta ,është thjesht kukull në pozicionin që ka marrë .Në këtë mënyrë ai është bërë bashkëpunëtor në krim duke lejuar që  shantazhet dhe gjoba jo vetëm të vijojnë por edhe të intensifikohen për të arritur qëllime të pista .Arapi në këtë mënyrë ,tregon se jo vetëm është i paaftë për punën që bën por është kthyer në një bashkëpunëtor të një prej trafikantëve dhe kriminelëve më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.

Kjo është paaftësia e radhës që Farudin Arapi po tregon ,ku pas keqmenaxhimit të firmave piramidale ku u premtua shumë për kthimin e lekëve por këto premtime dolën flluska sapuni dhe qytetarët morën vetëm mashtrime,duke shkaktuar akoma më shumë plagë në familjet Shqiptare që humbën paratë në firmat piramidale.Nuk dihet ende pse ky personazh i urryer nga familjet Shqiptare , ti besohet administrimi i pronave të një krimineli që akuzohet nga Ambasada Amerikane  për Gjobëvënie ,por një gjë është e qartë se po e bën në mënyrën më të keqe të mundshme  duke mbështetur krimin dhe dalë kundër Amerikës .Kjo e kthen në bashkëpunëtor në krim ku pritet që Arapi të shkoj jo vetëm në SPAK,por për këtë  bashkëpunim në krim që po kryen të  monitorohet dhe nga Ambasada Amerikane për lëvizjet e pista që po bën si një “Kukull në duart e Krimit” .Në vazhdim do të flasim gjatë për këtë temë duke zbuluar me fakte dhe prova ku tregohet qartë që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) si dhe personi i zgjedhur prej  saj janë thjesht “Kukulla” nën urdhërat e krimit dhe kriminelëve që i administrojnë pronat./infrared.al