NCA që njihet si FBI-ja angleze ka publikuar një studim se cilat janë shtetet me numrin më të madh të personave që hynë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

TCH duke iu referuar këtij studimi raporton se Shqipëria renditet si një prej shteteve me numrin më të madh të personave që çdo vit tentojnë të hynë ilegalisht në Angli.

Krahas Shqipërisë studimi rendit edhe disa vende të tjera si burim të emigracionit të jashtëligjshëm drejt shtetit ishull.

Ato janë, Vietnami, Afganistani,Sudani, Eritrea, Irani, Iraku dhe Siria.

Studimi krahas listimit të këtyre shteteve tregon edhe rrugët se si emigrantët mbërrijë ilegalisht në Angli.

Shqiptarët pasi udhëtojnë me avionin në vendet e BE nga aty përmes Francës, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës tentojnë hyrjen në Angli me kamionë, anije peshkimi ose dokumente të falsifikuara.

Gjatë këtij viti që po lejmë pas u shënua një çmim rekord për të hyrë ilegalisht në Angli për shqiptarët.

Shuma ka mbërritur në 20000 euro ose sterlina nëse paratë i paguajnë të afërmit pritës që janë në Angli.

Një muaj më parë u kapën në një anije peshkimi nisur nga Belgjika 69 Shqiptarë që i thanë policisë se kishin paguar secili 20.000 sterlina.

Mes tyre sipas gazetës Sunday Express edhe një person që muajin Janar 2020 ishte liruar nga burgu në Shqipëri pasi vuajti 15 vite dënim për vrasjen në sytë e fëmijëve të një gruaje.