Deputetja e PD Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u shpreh se mazhoranca ka hequr me tendencë videon dhe audion e një dëgjese të rëndësishme për dekomunistizimin gjatë mbledhjes së djeshme.

“Fiks në orën 11:30, audio dhe videoja e asaj konference në sallën e madhe që sot do bëni retorikë me Komisionerin europian, nuk punonin. Në atë sallë ku dje keni justifikuar një korruptim të thellë shtetëror. Është e qartë se diçka e shëmtuar ka ndodhur në prapaskenë. Keni keqpërdorur nëpunësit e këtij Parlamenti duke i detyruar të mbyllin audion dhe videon e asaj dëgjese shumë të rëndësishme, çështja e dekomunistizimit. Dikush duhet të më përkojë falje në këtë Parlament…”, u shpreh ajo.

Më pas ka ndërhyrë drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, e cila i ka hequr mikrofonin dhe i ka thënë se është duke folur jashtë rendit. Po ashtu ajo i është drejtuan me tone të larta, teksa i tha se duhet kurajo që të etiketohen ambientet e Kuvendit si “furriqe”.

“Nuk e di ku e gjeni kurajon të etiketoni ambiente si furriqe, sapo thatë ju mblidheni nëpër furriqe, jo zonjë ne jemi mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë”, th Felaj.