Kosova feston sot 13 vjetorin e pavarësisë së saj. Me këtë rast një sërë aktivitetesh janë programuar gjatë ditës, të cilat fillojnë me ngritjen e flamurit nga garda dhe FSK në orën 8:00 dhe vijojnë me homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, memoriali i Adem Jasharit në Prekaz dhe më vonë te Varrezat e Dëshmorëve.

Nuk përjashtohen edhe parakalimet ushtarake ku do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit institucionalë dhe politikanë të vendit.

Aktivitetet mbyllen në mbrëmje me koncertin recital, ndërkohë që me urdhër të Ministrisë së Arsimit edhe në shkolla ora e parë do t’i kushtohet arritjeve të vendit deri më tani.