Bayern-Barcelona mund të konsiderohet si finalja e parakohshme e Champions League. Dy prej skuadrave që shihen si favorite për të ngritur trofeun, do të përballen në mbrëmje në çerekfinalen e tretë, për të vendosur se kush do të jetë skuadra që do të shkoje më tej.

Barcelona synon që të shpëtojë sezonin, pasi dështoi në kampionat, megjithatë në kampin blaugrana e kanë të qartë se ndaj kampionëve të Gjermanisë kualifikimi kërkon një angazhim maksimal.

“Ne e dimë potencialin e Bayern. Ata janë një skuadër të jashtëzakonshme, por edhe ne të tillë jemi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, ku ne do të kemi mundësitë tonë”, thotë Quique Setien.

Në anën tjetër, Bayern Munich arriti që të fitonte jo vetëm kampionatin, por dhe Kupën e Gjermanisë e tashmë është në kërkim të trofeut të tretë sezonal, për të kurorëzuar një edicion mbresëlënës. Gjermanët kanë pasur një rrugëtim fantastik në Champions League këtë sezon, duke eliminuar Chelsean me rezultatin e përgjithshëm 7-1, ndërsa në fazën e grupeve shënoi 25 gola.

“Unë mund t’ju them se ne kemi shumë respekt për Barcelonën sepse ka për dekada të tëra mes skuadrave më të mira në Evropë. Si do ta bllokojmë Messin? E kemi menduar, por nuk do ta zbuloj, duhet të jemi të qartë, po luajmë kundër Barcelonës jo vetëm kundër Messit“, shprehet Hansi Flick.

Fituesja e ndeshjes Barcelona- Bayern do të ndeshet në fazën gjysmëfinale me fituesen e çiftit Manchester CityLyon.