Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë detaje në lidhje me takimin e zhvilluar në KQZ me ambasadoren amerikane, Yuri Kim dhe me përfaqësues të partive politike.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat pas mbarimit të takimit, Tabaku tha se temë e diskutimit ishin financimet e dyshimta nga Rusia dhe Kina për partitë politike, por edhe për reformimin e forcave politike.

“U diskutua gjerësisht për nevojën për reformimin e partive politike, për financimin e partive politike, jo vetëm si kriter për procesin e integrimit evropian, por njëkohësisht si një element shumë i rëndësishëm për të bërë transparencë dhe për të qenë larg influencave nga Rusia, Kina dhe Irani”, theksoi ajo.